Kristi-Veseli debat; Xhensila sqaron Zaidën


Kristi është nder të paktët banorë që shpreh se nuk i pëlqen banori i ri. Ai debaton me Veseli për cigaret. “Ti po shet veten për cigare” i thotë Kristi. Ai nuk pëlqen strategjinë e Veselit që u jep cigare femrave të shtëpisë me kusht që të marrë puthje nga ata. Banorët e tjerë shijojnë debatin mes tyre dhe madje qeshin. Duket se ata kujtojnë sjelljet e tyre kur banor i ri ishte Kristi e tashmë është Kristi ai që ndjen të njëjtin presion nga prania e Veselit. Dy djemtë diskutojnë gjatë. Kristi i tregon atij së është fëmijë dhe i dështuar në këtë lojë. Veseli me qetësi i kërkon Kristit të tregojë se çfarë është ai vet. Ndërsa Xhensila sqaron Zaidën për çfarë dëgjoji në klipin transmetuar gjatë spektaklit. Ajo i kërkon Zaidës që të mos flas më për “Rks 006” duke i treguar se nuk ka nevojë për një sponsorizues. “Unë kam 3 apartamente,2 makina,dhe një dyqan. Jetoj me qiranë e dy apartamenteve dhe të dyqanit plus rrogës. Besoj që tani je shumë e qartë për kushtet e mija. Dhe se kush është Xhensila Pere do të të tregoj kur të jemi jashtë” i thotë Xhensila Zaidës. Zaida pas asaj që dëgjoi nga Xhensila duket se u zu ngushtë dhe nuk foli asnjë fjalë. Xhensila vazhdon më tej ironinë me Zaidën ku thotë se ka vëllai beqar dhe nëse ajo e ka motrën beqare do donte t'ia prezantonte një djali të pasur,vëllait të saj. Zaida nuk foli asnjë fjalë. Pas heshtjes së saj ata filluan që të flasin rreth banorëve dhe ngjarjeve të ndryshe aty.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment