Kristi vendos të largohet nga hoteli


Kristi është ulur në njërin nga ambientet e personelit të hotelit. Fisniku i lutet të largohet që aty, sepse është zonë e stafit. Kristi nuk largohet dhe kërkon menaxheren e hotelit. Ai i thotë Marias se ka bërë shumë ankesa dhe akoma nuk ka marrë zgjidhje. Maria i thotë ta presë në ambientin tjetër për të biseduar për ankesat e tij. Kristi i thotë Marias që kamerierët e saj i kanë ofenduar turistët kur ishin duke ngrënë drekë. Ai e quan paaftësi të Marias për të mbajtur stafin. Kristi thotë se sot janë larguar shumë klientë, sepse kanë qenë të pakënaqur nga hoteli. Ai i kërkon Marias që të ndëshkojë stafin e saj. Maria i thotë se ajo po i ndëshkon dhe se gjithsekush është i përgjegjshëm për veprimet e veta. Maria thotë se nëse ankesat e klientëve kanë shkuar më lart, ajo s’ka çfarë t’i thotë. Kristi i thotë se i vjen keq që të largohet, sepse hoteli i pëlqeu, ai dëshiron që kur të vijë si klient herën tjetër, të mos gjejë këtë personel.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment