Kristi lideri i ri, shtëpia shndërrohet në hotel


Tea thirret të marrë zarfin në dhomën e vendimeve dhe ta lexojë atë më pas përpara gjithë banorëve. Ajo shkon në dhomën e ndenjies dhe lexon zarfin në të cilin thuhet se këtë javë publiku ka vendosur që lider i kësaj jave të jetë Kristi. Ka ngelur edhe një tjetër moment për t’u sqaruar. Banorët ftohen që të shohin klipin e lojës me numërator që kanë zhvilluar gjatë javës. Si rezultat i asaj loje shtëpia do të shndërrohet në një hotel. Grupi fitues (Diedon, Kristi, Marusela, Zaida, Eleonora, Xhensila e Fabian), do të jenë personat që do të qëndrojnë në hotel me pesë yje, ndërsa grupi humbës (Tea, Alba, Fatjoni, Maria, Fisnik), do të jenë stafi i hotelit. Ledioni sqaron banorët duke u prezantuar banorëve edhe ambientin ku do të qëndrojë këtë javë stafi i hotelit. Në të do të kenë edhe telefon që do të shërbejë si recepsion. Banorët e presin me kënaqësi këtë vendim të vëllait të madh dhe nisin të bëjnë shaka me njëri-tjetrin. Vëllai i Madh do të japë më tej udhëzimet si do të zhvillohet kjo lojë. Ky është edhe momenti i fundit i spektaklit të sotëm. Një tjetër javë interesante i pret të gjithë në Big Brother 8.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment