Hoteli luksoz mirëpret personazhet e rinj


Në hotelin më të famshëm në Shqipëri, po hyjnë personazhe të rinj. Turistët e vjetër dalin dhe hyjnë me një personazh krejtësisht të ri. Ka qenë një ide e Eleonorës për të mos qenë më ata personazhë, por për t’u ndryshuar me të rinj. Zaida ishte e para, ajo që u largua nga hoteli dhe hyri sikur është një mashkull meksikan. Nga resorti luksoz u largua dhe Xhensila për të hyrë si princeshë, Eliza. Fabiani kërkon të vijë ndryshe në hotel nga sicilian, si arab. Marsuela kërkon të jetë bashkëshortja indiane e Fabianit. Ndërsa, Diedoni po duket si një skocez i vërtetë. Veseli nga një miliarder rus, doli në identitetin e tij, si kosovar. Turistët prezantohen me njëri-tjetrin. Alba që është në shërbim, kur sheh që të gjithë turistët kanë ndryshuar rol, fillon e qesh me ta.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment