Historia e Marsuelës dhe xhelozitë e vajzave ndaj saj

Marsuelës i kërkohet që të shkojë në dhomën e rrëfimit. Pasi ajo shkon aty, Ledioni nis të bisedojë me të në lidhje me historinë e jetës së saj, të cilën ajo e ka rrëfyer sapo ka hyrë në shtëpi. Ajo ia ka treguar historinë e saj të dhimbshme fillimisht Marinës dhe më pas Stilianit dhe Diedonit. Fillimisht shfaqet për të një klip ku ajo rrëfen për jetën e saj dhe më pas nisin diskutimet. Ledioni e pyet se përse vendosi që ta rrëfente historinë e saj që natën e parë që hyri në shtëpi dhe pse pikërisht mes banorëve vendosi t’ia tregonte Marinës, Stilianit dhe Diedonit. Marsuela thotë se ajo ka hasur në vështirësi për t’u afruar me vajzat e shtëpisë. “Kam vënë re që ato janë xheloze ndaj meje dhe nuk më afrohen” shprehet Marsuela dhe më pas thotë se nga vajzat vetëm. Një nga të veçantat e Marsuelës ka qenë edhe fakti se vajzat e shtëpisë kanë xhelozuar shumë për të. Ato kanë folur kundër saj që natën e parë që hyri në shtëpi dhe madje kanë thënë se Marsuela ka hyrë në shtëpi për të ndarë çiftin Diedon-Alba dhe se një pjesë e tyre vënë në dyshim moralin e saj. Pas një klipi Marsuela shprehet se nuk e priste nga Maria që të fliste aq keq kundër saj, ndërsa për xhelozinë e Albës e dinte dhe me të është sqaruar sot. Ledioni e pyet se si do të reagojë ajo pas këtij klipi, ndërsa Marsuela i thotë se ajo nuk do të ndryshonte karakterin e saj për asgjë që thonë të tjerët kundër saj. Opinionistja e këshillon që të reagojë më shumë, sepse vajzat kanë vënë në dyshim moralin dhe historinë e jetës së saj. Mbetët për t’u parë se çfarë do të ndodhë me Marsuelën dhe vajzat e shtëpinë në ditët në vazhdim, nëse jo nuk do të dalë sonte nga shtëpia.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment