Happy Hour


Banorët kërcejnë dhe këndojnë nën tingujt e muzikës. Pas tensionit të nominimeve ata janë komplet të çliruar nën tingujt e muzikës. Birra Peja i shoqëron këtë mbrëmje. Bisedat e tyre janë rreth asaj që do të ndodhë nesër. Shtëpia do të kthehet në hotel dhe banorët mendojnë dhe flasin vetëm për atë se çfarë mund të ndodhë nesër. Ata bëjnë shaka se për atë që mund të ndodhë mes atyre që do të jenë klientë dhe atyre që do të jenë personel i hotelit. Ndërkohë përveç kërcimit bëjnë dhe biseda të ndryshme. Eleonora me Zaidën diskutojnë për raportin mes tyre. Zaida i thotë Eleonorës se ajo është teorike dhe nuk është fare praktike. Është e pamundur që Zaida dhe Eleonora të mirëkuptohen. Mbas çdo fjale ato gjejnë hapësirë për të kundërshtuar njëra-tjetrën.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment