Happy Hour dhe momente të bukura


Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri dëgjohet muzikë. Banorët vetëm gjatë kërcimit janë të bashkuar. Sot të gjithë shprehen të kënaqur me këngët që dëgjojnë në sfond dhe kërcejnë në oborr, në shtëpi dhe kudo që ndodhen. Fatjoni dhe Xhensila përfitojnë nga momenti kur në dhomën e gjumit nuk ka asnjeri për t’u puthur dhe përqafuar. Ata i shprehin dashurinë njëri-tjetrit dhe më pas fillojnë me ushtrimet për stërvitjen e Xhensilës. Ndërsa Fabiani falënderon Tean për masazhet që ajo i ka bërë rregullisht këto ditë në këmbë. Tea i përgjigjet se ai e kishte të nevojshëm masazhin. Banorët kujtojnë momentet e bukura gjatë lojërave që kanë bërë deri tani. Ata përshëndesin dhe kujtojnë banorët që kanë dalë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment