Fisniku dhe Tea kundër Veselit


Gjatë natës së kaluar Tea ka kaluar një kohë të gjatë duke biseduar me Veselin i cili ndër të tjera e ka ngacmuar me fjalë Tean. Fisniku e fton Tean që të bëjnë xhiro përreth pishinës dhe ndërkohë e pyet për bisedën që ajo pati me Veselin. Tea fillon që të tregojë për ato që ka biseduar duke përsëritur shprehjet e Veselit. “Si tu duk?” e pyet Fisniku dhe Tea i përgjigjet “më duket shume i vogël, mund ta bësh si të duash”. Fisniku i thotë Teas se edhe ai e pati një përshtypje se Veseli është lehtësisht i provokueshëm. Tea i tregon se ajo e provokoi për një kohë të gjatë duke e ndryshuar disa herë temën e bisedës me të, por ai nuk dha asgjë, sipas saj. Kristi dhe Tea qeshin teksa ajo tregon bisedën me Veselin. Kristi në një moment thotë “duhet me e lënë të marrë edhe një cikë frymë se shiko si buf është”. Tea i thotë “unë buf nuk e di a është, por di që ajo bisedë ishte kohë e humbur kot. Për disa minuta me radhë Tea dhe Fisniku bëjnë thashetheme kundër Veselit, ndërsa banorët tashmë janë të gjithë në oborr. Një pjesë e tyre shijojnë diellin dhe një pjesë tjetër lahen në pishinë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment