Fisniku dhe Fatjoni planifikojnë të fusin në sherr banorët


Fatjoni del në oborr dhe nis të bisedojë me Fisnikun. Fillimisht ata bëjnë thashetheme për sjelljen e banorëve të tjerë dhe duke u munduar të përdorin edhe kode ata planifikojnë se si të vënë në lojë banorët. Për disa minuta me radhë Fatjoni dhe Fisniku flasin me nënkuptime dhe kësaj here vendosin që të fusin në sherr banorët me njëri-tjetrin dhe në veçanti ata që kanë një lloj marrëdhënie të mirë me njëri-tjetrin, ose ata që kanë pasur përplasje të ndryshme. Ata vendosin që të shkruajnë letra anomime dhe t’ua vendosin banorëve nëpër xhepa. Ata mendojnë që të përdorin shprehje provokuese të tipit “po vdes të të puth, më pëlqen shumë etj”. Në këtë mënyrë ata do të nxisin debate mes banorëve, por gjithmonë është një problem, mungesa e letrës dhe lapsit. Për këtë ata mendojnë të përdorin letra duarsh ose letra higjienike dhe për të shkruar lapsat që vajzat përdorin për grimin e tyre. Fisniku thotë që kjo lojë duhet të bëhet sa më shpejt sepse po filloi loja e hotelit banorët do të flenë të gjithë bashkë dhe nuk do të kenë mundësi të fshehin autorësinë e lojës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment