Fillon spektakli; Dikush do të hyjë sonte në shtëpi


Banorët si zakonisht janë mbledhur të gjithë në dhomën e ndenjies, përballë monitorit, në pritje të fillimit të spektaklit të shumëpritur për ta dhe në veçanti për të nominuarit e kësaj jave. Këtë javë në nominim janë më shumë se gjysma e banorëve. Përveç Fisnikut, i cili shkoi në televotim që natën e spektaklit të kaluar, si rezultat i përzgjedhjes së tij si gardiani më i keq i burgut. Bashkë me të në nominim janë edhe të gjitha vajzat e shtëpisë. Njëri prej tyre sonte do të dalë si banori më pak i votuar nga publiku dhe do të lërë garën për çmimin e madh. Sonte pritet të jetë një natë e mbushur me surpriza e të papritura. Edhe kjo javë është e mbushur me ngjarje të veçanta me debate, thashetheme, puthje të zjarrta. Në shtëpi tashmë është deklaruar edhe çifti i dytë, Fatjoni dhe Xhensila, por banorët e tjerë ende nuk e dinë këtë gjë. Marsuela do të përballet me banorët dhe në veçanti vajzat e shtëpisë, të cilat e kanë parë atë si delen e zezë të shtëpisë dhe në veçanti Alba që është bërë xheloze ndaj saj për Diedonin. Ndër më të rëndësishmet është fakti se sonte në shtëpi do të hyjë një banorë i ri. A do të jetë vajë, apo djalë? Kjo mbetet për t’u zbuluar gjatë spektaklit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment