Fenomeni “Marina” dhe propozimet për martesë

Marina mund të thuhet se ka qenë vajza më e suksesshme në këtë edicion të Big Brother. Ajo ka marrë propozime për martesë më shumë se çdo vajzë tjetër në historinë e këtij formati në Shqipëri. Si fillim ishte Kika dhe këtë javë Kristi gjatë një loje, ku bënte sikur fliste në telefon me babanë e Marinës dhe thotë se dëshiron që Marinën ta marrë nuse në Korçë. Ledioni pasi diskuton pak çaste me Marinën për propozimet për martesë që ajo ka marrë brenda shtëpisë, e fton të ndjekë një klip. Në të shfaqet Kristi, i cili shtiret sikur flet në telefon me babanë e Marinës dhe i kërkon atij dorën e vajzës për kushëririn e tij. Banorët qeshin, ndërkohë që në klip shfaqet Kristi që thotë se këtë gjë e ka thënë pasi ka vënë re, se Marina është një vajzë shumë e mirë dhe punëtore. “Marina është nikoqire, tamam si pe Korçe” thotë Kristi. Pas klipit fjala i kalon Kikës në studio, i cili i thotë Marinës se ai ka folur me të vërtetë me babanë e Marinës dhe se ka takuar familjarët e saj. “Kam marrë përgjigjen e tyre se nëse pranon ti, duhet të bëhemi gati për dasmën” i thotë Kika, ndërsa duket se kjo nuk i pëlqen Marinës, e cila mendon se po tallen me të. Në fund Opinionistja vlerëson Marinën, duke i thënë se ajo është një vajzë shumë e mirë, nga të paktat të tilla, në kohën e sotme. “Unë të them që të mos pranosh asnjë propozim, se kur të dalësh që aty do të kesh akoma dhe më shumë mundësi për të zgjedhur, je fenomen aty brenda, nga të paktat vajza që ka në kohën e sotme në Shqipëri” shprehet opinionistja Mira Kazhani.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment