Fatjoni xheloz për Xhensilën Zaida i kërkon masazh Veselit


Dritat në dhomën e gjumit janë fikur orë shkuar. Banorët tashmë janë të gjithë aty. Kristi është lider i shtëpisë këtë javë. Ai krijon situata gazmore në shtëpi. Si lider u thotë banorëve se është ora e kontrollit fizik për gjithsecilin. Banorët shijojnë lojën e tij dhe qeshin. Fatjoni bëhet xheloz për Xhensilën. Gjatë kohës që ai nuk është aty Veseli i hedh duart në qafë Xhensilës. Ajo e provokon duke pirë një lëng dhe banori më i ri i shtëpisë nuk mendohet dy herë që ajo tashmë ka një të dashur në shtëpi por ndjek provokimet e saj dhe i hedh duar në qafë. Fatjoni afrohet dhe i flet duke qeshur. Ai i kujton se ajo tashmë nuk është më vetëm në shtëpi. Dy djemtë fillojë të bëjnë lojëra fjalësh deri sa në fund Fatjoni e bën me dije se duhet të mendohet dy herë para se të veprojë. Veseli i thotë se një herë ka vepruar e tani i mbetet që të mendohet dy herë. Ata e mbyllin diskutimin e tyre mes të qeshurash por Xhensila kupton se Fatjoni u bë xheloz dhe e ngacmon vazhdimisht për praninë e Veselit në shtëpi. Zaida duket se po del më e fituara me hyrjen në shtëpi të dy meshkujve të rijnë. Ajo tani nuk do masazh vetëm nga Kristi por dhe nga Veseli. Kristi e merr në krah dhe e dërgon në shtratin e Veselit. Ai nis që ti bëj masazh. Pasi ai mbaron kërkon që Zaida ti bëj masazh,ajo nuk e mendon dy herë dhe kërkon që ai ti flas për veten. Veseli fillon të flas pak për vetën dhe këshillon që të mos debatohet më tone të larta. Pasi ata masazhohen kalojnë natën në një shtrat.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment