Fatjoni dhe Xhensila ndahen mes puthjesh


Banorët janë të gjithë në gjumë. Puthjet e Fatjonit dhe Xhensilës nuk janë e vetmja simfoni në shtëpinë më të famshme në Shqipëri. Disa prej banorëve gërhasin. Kjo sjell të qeshura pa fund mes tyre. Ata po mundohen të identifikojnë se kush gërhimë është e kujt. Kjo i bën ata të ngrihen dhe të shkojnë në krevatet e atyre që gërhasin. Xhensila dhe Fatjoni qeshin pa fund kur kuptojnë që është Marsuela dhe mendojnë që ta lëvizin pak. Xhensila vendos të flejë në shtratin e saj pasi ata nuk kanë vendosur që lidhjen e tyre ta deklarojnë tek banorët. Marina është e vetmja që ka parë puthjet e tyre. Banorja e parë e vënë në dijeni për raportin e tyre edhe pse ende nuk kish ndodhur asgjë konkrete, ishte Alba. Xhensila dhe Alba janë dy vajzat që më së shumti kanë debatuar madje deri në ofendime për njëra-tjetrën pavarësisht kësaj Xhensila është e vetmja banore që i ka besuar Albës. Alba nuk e ka përdorur rrëfimin e Xhensilës për raportin e tyre dhe kjo ka qenë një provë e mirë e një shoqërie të lindur. Xhensila dhe Fatjoni i shprehin njëri-tjetrit se po presin me padurim reagimin e prindërve. Xhensilën e tremb reagimi i banorëve dhe ajo nuk do që historia dhe kjo ndjenjë e bukur e lindur midis tyre të përdoret për lojë. “Mbrëmë në darkë ka qenë hera e parë që ndjeva dëshirën të të puthja” i shpreh Xhensila dhe kjo na jep natën e mirët të gjithëve.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment