Fatjoni dhe Xhensila i shprehin Marinës dashurinë e tyre


Banorët janë të gjithë në dhomë e gjumit. Çifti më i ri i Big Brother 8 janë në kuzhinë. Marina u bashkohet. Xhensila dhe Fatjoni mendojnë se Marina është e vetmja nga banorët që mund ti ketë parë duke u puthur në ballkon. Xhensila vendos që ta provokojë Marinën. Ajo e pyet se çfarë ka parë dhe çfarë mendon për ata të dy. Marina tregon se ka parë vetëm përkëdhelje, përqafime, orë të tëra të kaluara bashkë dhe puthje pa fund kudo në fytyrë e trup por ende nuk ka parë puthjen që sipas saj është gjesti që ndan raportet nga shoqëria në dashuri. Xhensila dhe Fatjoni vazhdojnë gjatë ta provokojnë për të kuptuar por rezervat e Marinës i bëjnë ata që të mos e besojnë se ajo nuk ka parë asgjë. Fatjoni i thotë se ai nuk e ka fshehur asnjëherë pëlqimin dhe vlerësimin që ka pasur dhe ka për Xhensilën. Pas fjalëve të tij Marina pyet Xhensilën se çfarë mendon ajo për Fatjonin. Kjo e fundit nuk pranon që të shprehet por i thotë se ajo ka vetëm vepra. “Si banore e kësaj shtëpie une dua të di se çfarë mendon ti për raportin tonë” e pyet Fatjoni. Marina menjëherë i pyet nëse ata janë të dashur dhe pas kësaj u thotë se do të ishin çifti më i bukur dhe i plotësuar i Big Brother 8. Ajo vazhdon që të thotë se këtë mendim duhet t'ia thotë Albës në sy që çifti më i bukur në shtëpi janë Xhensila-Fatjoni dhe Diedoni-Alba. Ata qeshin. Marina është e vendosur që do të dijë se deri ku ka arritur raporti i tyre dhe vazhdimisht pyet Xhensilën nëse i ka kthyer përgjigje Fatjonit apo jo. Xhensila nuk flet. Ajo i ulet Fatjonit në prehër dhe e përqafon,a i e puth në faqe. Marina i thotë se asaj i shkëlqejnë sytë kur ai e puth. Pas kësaj Fatjoni dhe Xhensila shkëmbejnë puthje. Marina surprizohet dhe kërkon vëmendjen e regjisë. Ajo kërkon detaje për raportin e tyre. Xhensila mes të qeshurash i kërkon Marinës që t'i thotë Marsuelës të mos i afrohet më Fatjonit. Duket se Marsuela për femrat që kanë një raport brenda shtëpisë shihet si kërcënim.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment