Fatjoni dhe Fabiani shikojnë filxhan


Në verandë disa nga banorët pinë kafe. Fatjoni i shikon filxhan Zaidës. Ai lexon figurat dhe bën interpretime sipas imagjinatës së tij. Zaida qesh me të gjitha këto. Fatjoni e rrotullon filxhanin si profesionist dhe i gjen Zaidës që asaj i kanë ngelur dhe pesëmijë lekë, për të blerë cigare. Të ardhmen e Zaidës, Fatjoni e shikon të bukur. Fatjoni e shtyp filxhanin për të gjthë banorët dhe ata qeshin. Për Tean, Fatjoni thotë se shikon në filxhan që ajo po tenton të bëjë për vete një femër megjithëse do të dojë një mashkull. Në fund Tea del vetëm nga shtëpia. Kristi në filxhanin e Zaidës del se i ka marrë lekë Zaidës por po mundohet t’ia kthejë. Për Fisnikun shikon se edhe pse ka pasur disa debate me Zaidën, del si oktapod. Sipas Fatjonit edhe këtë javë Fisniku do të qëndrojë në shtëpinë e Big Brother. Pas Fationit vazhdon duke parë filxhan Fabiani. Banorët argëtohen duke ngacmuar njëri-tjetrin me batuta dhe parashikime.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment