Fatjon-Xhensila , lidhje apo lojë

Fatjoni dhe Xhensila thirren në dhomën e rrëfimit. Aty shfaqet një klip për ta. Këta javë ata kanë shkëmbyer disa puthje pasiononte mes njëri-tjetrit. Por shpesh është përmendur nga të dy një çështje basti. Tashmë mbetet dyshimi nëse kjo që ka ndodhur është fillimi i një lidhjeje, apo thjesht lojë dhe realizmi i bastit. Pas klipit që mbyllet me “basti u la”, nisin diskutimet nëse puthja ishte thjesht për hir të bastit të vendosur mes Fatjonit, Kikës dhe Xhensilës, apo thjesht shprehje e ndjenjave të tyre. Xhenslia lë të kuptohet se ajo që po ndodh duket dhe është fillimi i një lidhjeje. Opinionistja e pyet edhe një herë nëse ka lëne dika pezull jashtë dhe Xhensila thotë se kur hyri në shtëpi ka marrë parasysh se gjithçka mund të ndodhte aty, sikurse është edhe një lidhje e re. “Kur hyra këtu brenda mu tha që të shijoja këtë aventurë dhe unë po shijoj ëndrrën time” thotë Xhensila. Ndërsa Xhensila përpiqet që të sqarojë se ajo ka ndjenja të vërteta karshi Fatjonit, Jonida ish-banore e shtëpisë e pyetur nga Ledioni thotë “Nga ana e Xhensilën e shoh si një lojë”. Tashmë mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë më tej mes tyre, për të vërtetuar nëse është ndjenjë, apo lojë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment