Fatjon-Fabian sulmojnë Albën për papastërtinë


Shpeshherë në shtëpi është debatuar çështja e papastërtisë nga banorët. Fabiani gjithnjë e ka sulmuar Albën tek kjo pjesë, Alba për të është femra më zhulse në shtëpinë e Big Brother. Diedoni ndërhyn duke mbrojtur Albën, sipas tij nëse Fabianit nuk i pëlqen kjo gjë, do ishte më mirë të ikte në shtëpi, sepse kjo gjë i përket Albës dhe çdo gjë që ajo bën, e ka për vete. Diedoni i thotë Fabianin se përse gjithnjë kapet me Albën dhe jo me femrat e tjera në shtëpi, sepse sipas tij, vetëm Alba është ajo që reagon dhe bën Fabianin të bjerë në. Fabiani komenton duke thënë që jetojmë në një komunitet dhe kur erdhëm në shtëpinë e Big Brother ishte super e pastër dhe kështu duhet të jetë. Fabiani i tregon Albës që ka tre javë në shtëpi që nuk ka prekur një pjatë me dorë. Dhe Fatjoni sulmon Albën tek pjesa e papastërtisë, ai i thotë Albës që “kur ke larë enët ke lënë flokë në tenxhere”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment