Eliminohet Marina, lot mes banorëve

Ka ardhur momenti për eliminimin e kësaj jave. Këtë herë në nominim ishin të gjitha vajzat e shtëpisë dhe Fisniku. Ledioni nis të lexojë zarfin e të eliminuarit të kësdaj jave duke e nisur që nga personi që i shpëton i pari televotimit. E para shpëton Eleonora dhe pas saj Tea, Fisniku, Xhensila, Maria, Marsuela, Alba, dhe në fund ngelet Marina dhe Zaida. E eliminuara e kësaj nate është Marina. Banorët nuk e prisnin këtë dhe për dida momente në shtëpi bie qetësia. Marina cohet dhe përshëndetet me banorët të cilët mundohen që ta bëjnë të ndjehet mirë, por edhe ata vetë duket se preken nga dalja e Marinës. Eleonora madje qan. Fabiani përcjell Marinën deri në daljen e shtëpisë duke i kërkuar që t’u bëjë të fala të gjithë familjarëve dhe nënë zë pëshpërit “nuk duhet të dilje ti, ka të tjera aty që duhet të dilnin sonte”. Marina lë shtëpinë dhe niset drejt studios së spektaklit. Ndërkohë që Ledioni hap votimin në facebook për liderin e kësaj jave.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment