Eleonora: “Maria kam frikë se ti del nesër”


Eleonora dhe Maria duket se shkojnë shumë me njëra-tjetrën. Me hyrjen në shtëpi të Marias dhe Fisnikut, Eleonora duket si më e plotësuar. Ajo ndan me Marian frikën që ka për eliminimin ditën e nesërme. Ajo duket se u referohet lidhjeve në shtëpi të çifteve edhe pse Fatjoni dhe Xhensila ende nuk i kanë bërë me dije banorët që mes tyre ka një raport përtej shoqërisë. Maria i thotë se asgjë nuk është për tu besuar brenda shtëpisë dhe se shumë prej tyre po luajnë me vetën. “Unë nuk mund të humbas atë që kam brenda vetes dhe të thur intriga” shpreh Maria. Eleonora thotë se të gjithë brenda shtëpisë po luajnë me diçka dhe Maria i duket se është vetvetja. “Nuk e di pse po ua kam shumë frikën për eliminimin nesër Marinës, Marsuelës dhe ty që do të dilni nesër” i shpreh Eleonora. Maria duket shumë e qetë dhe në paqe me vetën. “Unë nuk kam ndërmend që të ndryshoj, jo se nuk dua por se nuk bëj dot ndryshe. Unë kështu jam”- i thotë Maria. Eleonora i shpreh se nuk do të donte që Maria ta linte këtu këtë lojë dhe se ajo është shumë në rregull por loja është bërë shumë e ashpër. “Unë nuk dua që ti të ikësh” i shprehet ajo. Pasi Maria dëgjon Eleonorën dhe i thotë se ka besim që nuk do të dal nesër dhe se do të rrijë në shtëpi deri sa të hajë dhe perimet që do të prodhojnë nga sera .Ato qeshin dhe thonë se dashtë Zoti që të ecin përpara. Egoja tyre është që të mos dalin para disa banorëve që i quajnë më pasive se vetën. Megjithatë Eleonora vazhdon që t'i thotë se nuk do që këtë lojë ta lërë Fisniku,Marina dhe Maria.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment