Eleonora-Kristi, nga loja në debat


Eleonora dhe Tea vazhdojnë thashethemet për banorët e tjerë të shtëpisë, ndërkohë që zgjohet Kristi. Pasi ha mëngjes, Kristi u bashkohet dy vajzave në oborr. Pasi përshëndetet me to, nisin shakatë, ngacmimet dhe të qeshurat, por që në fund përfundojnë me debat. Eleonora i thotë Kristit që të bëhet serioz dhe të debatojë me të sepse është me nerva. Kristi i thotë se ai serioz është, dhe kështu nisin diskutimet. Eleonora i kërkon që të japë mendime për Fatjoni dhe më pas për Tean. Kristi mundohet t’u shmanget pyetjeve të Eleonorës dhe mënyra se si ai jep përgjigje, shkakton të qeshura të shumta te Tea. Kjo situatë zgjat për disa minuta me radhë, ndërkohë në dhomën e gjumit janë ndezur dritat dhe banorët nisin të çohen njëri pas tjetrit. Në oborr del Maria dhe për pak çaste qëndron pranë tyre. në bisedë e sipër Kristi thotë një shprehje që Eleonora e merr si ofendim ndaj saj dhe i thotë “kujdes me shprehjet ndaj meje, je mësuar me çupëlina, por unë nuk jam si asnjë nga këto këtu brenda”. “Për mua të gjitha njësoj jeni këtu brenda” i thotë Kristi. Kështu për disa minuta të dy zhvillojnë një debat të gjatë të bazuar në pyetje provokuese dhe ironi të shumta. Por ajo që vlen për t’u theksuar është fakti se asnjëri prej tyre nuk e kalon cakun dhe nuk e ngre zërin më shumë se ç’duhet. Jemi mësuar që në këtë Big Brother debatet të shkojnë në ngritje zëri, shpeshherë në dhunë verbale e fizike, ndërsa “Debati” Eleonora-Kristi duket si diçka e planifikuar që të shkojë në një mënyrë të tillë, pa hatërmbetje nga asnjëra palë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment