Eleonora këshillon Veselin për Tean


Eleonora dhe Veseli janë banorët e vetëm që ende nuk kanë fjetur. Ajo e pyet Veseli nëse e ka me dëshirë Tean. Ai i thotë se po dhe pse Eleonora i thotë që nuk duhet të shpejtohet,Veseli i thotë se kështu i shijon më shumë. Veseli i tregon se çfarë i pëlqen tek Tea. Eleonora i thotë nëse ata do duan të vazhdojnë, do jetë gjë e bukur nëse do e shijonin te dy. Veseli i thotë se këto orë që kanë kaluar bashkë, kanë qenë të mbushura me shumë momente të bukura. Por ai ka vendosur që ta lërë të qetë ditën e nesërme. Ai i lë të kuptojë Eleonorës se ka parë reagime nga Tea që tërhiqet prej tij, por është dhe Fisniku në mes. Eleonora i thotë se ai do t’i largohet për të parë reagimin e saj, nëse ajo do t’i shkojë pas apo jo. Veseli qesh dhe i shpreh Eleonorës se është shumë e vështirë të luhet krah saj. Ajo i thotë se Tea e ka krijuar vendin e saj dhe se është pozicionuar me të gjithë banorët. Mprehtësia e Teas është për t’u admiruar shton më tej Eleonora. “Keni marrë shumë vëmendje që të dy, jeni shumë të qeshur. Jam kurioze të shoh të nesërmen tek ju. Unë di ku do të shkojë Tea, por ajo është femër dhe ka nevojë për siguri. Nuk të njeh qoftë me pas muhabet me ty si shok , edhe nëse ka pretendime më shumë, do kohën e vet. Duhet djalë i zgjuar për të kuptuar Tean ashtu si do ajo, jepi kohe që të të kuptojë edhe si konkurrentë” këshillon Eleonora. Veseli shpreh se është shumë dakord me të dhe i urojnë natën e mirë njëri-tjetrit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment