Eleonora: “Fatjoni nuk përcjell asgjë”


Eleonora është së bashku me çiftin Diedon -Alba në dhomën e gjumit, ata ndërsa qëndrojnë të shtrirë në krevat dhe diskutojnë mbi Fatjonin dhe mbi raportin që ai ka me Xhensilën. Alba shprehet për Fatjonin duke thënë se “ai i duket njeri i ftohtë akull”. Eleonora shprehet se Fatjoni nuk i përcjell asgjë dhe nuk është faji i saj, që nuk mund ta kuptoj dhe nuk ka asnjë dëshirë ta kuptoj. Eleonora komenton se gjëja që përcillet më kollaj tek tjetri dhe tek publiku është kur dy njerëz ndiejnë diçka. Ajo thotë që Fatjoni është aq i papërshkrueshëm dhe aq pa kontur, saqë nuk i jep asnjë lloj ndjesie. Eleonora vazhdon mendimin e saj edhe duke komentuar çiftin Fatjon-Xhensila, duke thënë që ata nuk përcjellin asgjë edhe pse rrinë 24 orë me njeri–tjetrin, nuk i përcjellin atë ndjenjë, që mund të përcjellin dy të dashuruar. Alba shprehet që është vërtet shumë kurioze të di nëse ka dashuruar ndonjëherë vërtetë Fatjoni, ajo mendon që jo. Ndërsa, Diedoni shprehet se Fatjoni që i ka treguar që ka qenë 6 muaj i lidhur me dy femra. Por, diskutimi ndërpritet sepse në dhomë vjen Fatjoni me Veselin, të cilët duan ta marrin Diedonin ta hedhin në pishinë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment