Eleonora dhe Tea zgjohen të parat


Kanë kaluar vetëm pak orë që momenti kur banorët ranë të flinin dhe është zgjuar banori i parë për sot. E para që zgjohet është Eleonora. Ajo del në oborr dhe pasi sheh që jashtë është ditë e bukur me diell, shkon në dhomën e gjumit dhe zgjon edhe Tean. Pasi bëhen gati, të dyja dalin në oborr për të shijuar rrezet e para të diellit. Sapo vishen dhe përfundojnë punët e tyre personale të mëngjesit, Eleonora dhe Tea dalin jashtë në oborr për të shijuar aty kafenë dhe mëngjesin. Tashmë u bënë disa ditë me radhë që banorët vendosin t’i kalojnë orët e para të mëngjesit në një kënd të oborrit ku bie më shumë dielli, mes barit dhe luleve që janë aty. E ndërsa Tea dhe Eleonora kanë nisur ditën duke shkëmbyer edhe bisedat e tyre të para, pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të flenë akoma. Në dhomën e gjumit dritat vazhdojnë të jenë të fikura dhe banorët janë në gjumë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment