Diskutohet dhe hartohet lista e ushqimeve për javën në vazhdim


Pas leximit të udhëzimeve të Big Brother, Kristi bën sugjerimet e tij për hartimin e listës së kësaj jave. Ai thotë se këtë javë buxheti është 100% dhe secili nga banorët të marri artikuj dhe ushqime mjaftueshëm. Buxheti të jetë i përbashkët edhe pse grupi që pi cigare ka më shumë banorë. Fatjoni sugjeron që buxheti të ndahet. Ata që do blejnë cigare, të blejnë 100 mijë lekë. Pjesa tjetër të blihet fruta dhe çdo gjë tjetër. Ushqimet, mishi dhe mielli janë po ashtu nga artikujt kryesorë në listë. Nuk mungojnë debatet gjatë plotësimit të listës. Eleonora debaton me Fatjonin për pjesën e grupit që pi cigare. Ata vendosin si të ndajnë buxhetin sipas çmimeve të produkteve që do të marrin. Të parat në listë janë produktet e përditshme, buka, uji, fileto e pulës. Banorët llogarisin duke diskutuar për sasinë, çmimin dhe llojin e produktit. Eleonora dhe Fisniku shkruajnë listën dhe bëjnë llogaritjet që të mos kalojnë shifrën e buxhetit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment