Diedoni dyshon në dashurinë e Albës



Diedoni dhe Alba falsin për raportet që kanë pasur më parë. Diedoni i rrëfen asaj raportin që prindërit e tij kanë pasur me ish të dashurën. Alba tregon se ka dhënë shumë nga vetja për të pasur një raport shumë të mirë me ish-vjerrën e saj por kurrë nuk ka arritur të marri të njëjtën gjë prej saj. Diedoni kërkon të dijë më shumë rreth raportit të saj të dytë dhe shkaqet që e kanë çuar në ndarje. Alba i kërkon që të mos flasim më për këtë temë, të paktën jo brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Ajo arrin t'i thotë se ka pasur tradhti dhe kjo e ka bërë që të ketë një marrëdhënie gjithmonë me dyshime. Diedoni shpreh: “shpresoj që të mos jesh xheloze në të ardhmen". Është një ves që nuk ikën dhe unë njoh njerëz që janë në gjendje shumë të mirë. Ata kanë humbur gjithçka dhe çfarë është më e keqja e kanë trashëguar te fëmijët”.Alba i shpreh se tashmë nuk ka më arsye që të jetë xheloze. Pas kësaj Diedoni i shpreh se i vjen shumë keq për ish të dashurin e saj. “E di që ndihet keq kur më sheh afër teje por nuk është as faji jot dhe as i imi. Atij i vjen keq se ti je pjesë e humbur e tij” i thotë Diedoni. Pas kësaj bisede ata e lënë që do të flasin me detaje ditët në vazhdim dhe atë pjesë të historisë që nuk e rrëfejnë dot në shtëpinë më të famshme në Shqipëri ta ndajnë bashkë jashtë. Në fund të bisedës Diedoni shpreh: “I falënderohem ishit tënd që të ka lënë të lirë dhe që sot je me mua”. Pas kësaj ai kërkon më shumë informacion për të ish të dashurin e Albës. Ai pyet se kush është më i bukur, ishi i saj apo ai. Alba i thotë se ish i dashuri i saj është shumë i bukur, më i bukur se të gjithë meshkujt. Diedoni arrin të kuptojë se Alba është ndjerë e imponuar të lidhet me të. Imponim që ai e shpjegon nga rrethanat ku jetojnë. Alba nuk arrin të kuptojë se çfarë Diedoni i thotë. Ai vazhdon mandej ti rrëfejë: “Kjo çështja ishte provokim verbal pastaj po të shihja atë buzëqeshjen tënde dhe doja të kuptoja çfarë po thoje dhe çfarë po të thotë fytyra. Mora një nostalgji të dhimbshme, një nostalgji që e ndjeve me dhimbje kur e mendove, për diçka që të ka marrë malli por që nuk të ka marre malli për dhimbjen”. Ai vazhdon më tej ti bëjë të kuptojë Albës se ajo ende ndjen për ish të dashurin e saj por ajo i thotë se nuk është e vërtet. Alba rrëfen se të dashurin e parë e urren ndërsa të dytin i vjen shumë inat dhe nuk ka për t'ia falur kurrë vetes përkushtimin që u ka dhënë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment