Diedoni dhe Tea flasin për efektin e Veselit në shtëpi


Tea dhe Diedoni janë ulur në lulishten e oborrit. Diedoni mendon se Veseli që kur hyri duket që e pëlqen Tean. Tea thotë se ai këtë gjë mund ta ketë lojë sepse ai i ka parë nga jashtë banorët. Diedoni i thotë Teas se kjo është një gjë e dukshme. Tea i thotë se gjatë bisedave që ka bërë deri tani me Veselin nuk ka folur për të gjitha gjërat, sepse çdo gjë do kohën e duhur, megjithatë Veseli i duket djalë i mirë. Ajo i thotë se i pëlqejnë ezmerët. Veseli i kujton Teas ish të dashurin. Diedoni i shpreh Teas atë që ka konstatuar. Ai mendon se që kur ka hyrë Veseli në shtëpi ajo është larguar pak nga Fisniku. Tani shumicën e kohës që ajo ka ndejtur me Fisnikun, do ia marrë Veseli. Diedoni do të dijë nëse i duket e drejtë kjo gjë kundrejt Fisnikut. Tea përgjigjet se Fisniku i mendon shumë mirë veprimet që bën. Diedoni i thotë Teas se është e sigurt që futjen e Veselit në shtëpi, Fisniku nuk e kishte menduar. Diedoni mendon se Veseli i duket tip i imponueshëm dhe e ka të qartë se çfarë do brenda në shtëpi. Tea thotë se me Fisnikun ajo nuk shikon asgjë më shumë në shtëpi. Me Fisnikun asaj i përputhen shumë mendimet dhe ndjen kënaqësi kur flet. Diedoni e përmbledh këtë bisedë duke thënë: “Veseli çuditërisht të gjitha vajzave këtu i kujton ish të dashurit”.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment