Debatet e javës dhe lojërat

Ka ardhur momenti i diskutimeve për debatet që kanë ndodhur kësaj jave. Ashtu si çdo javë tjetër, edhe këtë javë banorët kanë debatuar, madje nuk kanë munguar ofendimet dhe fjalët banale mes tyre. Banorët nëpërmjet një klipi sjellin në memorien e tyre debatet. Ndër më të fortët kanë qenë debatet mes Xhensilës dhe Fisnikut, Zaidës dhe Eleonorës, Fabianit dhe Teas, Marinës dhe Marias. Pas klipit të pyetur nga Ledioni banorët sqarojnë sjelljen e tyre. kështu Marina sqaron se përse ka debatuar, po ashtu edhe Fabiani sqaron reagimet e tij ndaj Teas. Pothuajse të gjitha debatet e kësaj jave janë zhvilluar si rezultat i lojërave që vetë banorët u kanë bërë njëri-tjetrit. Gjë që në fund ka përfunduar me rrobat dhe këpucët e të gjithëve në pishinë. Tea ka qenë e sulmuar nga banorët se nuk e ka bërë si duhet punën e liderit, sidomos në lidhje me pastrimin e dhe punët e shtëpisë. Ajo justifikohet duke thënë se është përpjekur, por banorët nuk u janë bindur urdhrave të saj.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment