Buxheti i javës, Kristi lexon zarfin e Big Brother


Kristi mbledh banorët në dhomën e ndenjies. Ai ka marrë zarfin e Big Brother për buxhetin javor dhe lexon për banorët. Këtë javë buxheti që kanë në dispozicion për shpenzimet e javë është dyzet e pesë mijë e pesëqind lekë. Buxheti është njëqindpërqind i plotë, 13 persona secili nga 5 mijë lekë dita, 45 mijë e pesëqind lekë. Me këtë shifër ata duhet të blejnë të gjitha ushqimet, pijet, artikujt për pastrimin e shtëpisë, artikujt për higjienën personale të nevojshme për të gjithë grupin dhe të mjaftueshme për të gjithë javën. Në rast se banorët do të kërkojnë diçka shtesë, ajo duhet të jetë brenda vlerës totale të buxhetit, në të kundërt nuk do të plotësohet. Big Brother Albania nuk do t’i japë asnjë artikull tjetër për 7 ditët e ardhshme, përveç listës së kërkuar. Ata duhet të shkruajnë saktë sasitë dhe totalin. Lista e plotë e artikujve duke iu referuar buxhetit duhet plotësuar brenda 60 minutave duke filluar nga momenti i leximit të zarfit. Të gjithë banorët duhet të jenë prezent në hartimin e listës duke dhënë mendimin e tyre. Ata duhet të bëjnë llogaritjet saktësisht, për çdo shënim tjetër që duhet të shtojnë, kanë një fletë të bardhë. Pasi të jetë plotësuar lista ajo do të dorëzohet në dhomën e rrëfimit.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment