Big Brother komunikon të nominuarit e kësaj jave


Banorët janë në pritje të komunikimit të Big Brother për të nominuarit e kësaj jave. Ata janë të gjithë në dhomën e ndenjies. Përpara se të fillonin nominimet, banorët u bënë me dije se sot do të shkojnë në nominim ata që marrin pikët maksimale, dhe jo vetëm. Që prej të shtunës u njoftuan se shtëpia do të kthehej në hotel, dhe si çdo hotel do të ketë klientë dhe shërbyes. Ata e dinë sesi janë ndarë në grupe. Për nominimin e sotëm, banori që mori më shumë pikë do të tërheqë me vete dhe grupin e tij në nominim. Pas votimit të fshehtë që ata bënë në dhomën e rrëfimit, banori që mori pikët maksimale është Zaida, por jo vetëm. Pra bashkë me Zaidën shkojnë në nominim dhe grupi i klientëve ku ajo bën pjesë: Eleonora, Diedoni, Fabiani, Kristi, Marsuela dhe Xhensila.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment