Bie gongu, loja më e re, sa më shumë banane të kapura


Në shtëpinë e Big Brother dëgjohet gongu. Banorët përgatiten për të dalë në fushë. Ata nuk e dinë arsyen pse do dalin në fushë, mendojnë se mbase për të punuar serat. Kur dalin në fushë e kuptojnë se kanë dalë për një lojë. Kristi i rreshton banorët te vija dhe i shpjegon lojën. Aty është një llastik. Secili duhet ta vendosë në fytyrë, te hunda dhe do ta tërheqë deri sa të hajë copën e bananes të varur në fije. Secili duhet të hajë nga një deri sa të arrijnë te fjongo, ku është dhe rekordi. Janë varur 13, aq sa banorë janë. Nëse do kapen të gjitha do të ishte shumë mirë. Banorët fillojnë lojën. Eleonora e vendos e para llastikun, ajo nuk e bën dot. Zaida pas saj e provon dhe e kap. Fabiani po ashtu ia del, banorët duartrokasin. Pas tij Xhensila, e ka shumë të vështirë po arrin ta kapë. Tea nuk mundet dot, Alba dhe Marsuela po ashtu. Fisniku dhe Diedoni arrijnë t’i kapin bananen. Veseli dhe Fatjoni i kapin. Kristi i fundit e kap. Banorët duartrokasin në fund të lojës. Ngelin 4 banane pa u kapur. Ata provojnë përsëri deri sa i mbarojnë të gjitha bananet. Kristi njofton se e fituan lojën. Banorët duartrokasin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment