Banori i ri në shtëpi

Banorët debatojnë me njëri-tjetrin, ndërsa në oborrin e shtëpisë tashmë ka hyrë banori më i ri i këtij edicioni, Veseli. Ai ka veshur një bluzë, prapa së cilës shkruhet Big Brother. Banorët vazhdojnë debatin e tyre dhe sillen indiferentë. E para që vë re praninë e tij në oborr është Tea. Ajo nuk flet, por thjesht e vështron me kujdes, teksa ai luan me ujin në pishinë, kalon sipër urën, merr e pi një birrë dhe madje nis të pijë edhe cigare. Sjelljet e tij janë të natyrshme, ndërsa banorët thjesht e shohin dhe nuk reagojnë. Alba dhe Zaida nisin të qeshin duke e parë, ndërsa nuk flasin sepse mendojnë se mund të jetë pjesë e stafit, pasi mban veshur një buzë me logon e Big Brother. Ledioni i pyet banorët se çfarë po shohin dhe ata kuptojnë se ai është një banor i ri në shtëpi. Kjo si rezultat i faktit që ai mban mikrofon. Pas shakave, Zaida shkon dhe e merr dhe kështu Veseli u bashkohet banorëve të tjerë si banori më i ri i shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment