Banorët pasi shijojnë drekën, gati për nominimet


Banorët pasi kanë kaluar një pjesë të ditës duke bërë banjo dielli. Tani po ulen një e nga një rreth tavolinës. Si gjithnjë, kuzhinierja e shtëpisë, Maria ka gatuar specialitetin e Fabianit, pilafin, ndërsa Fatjoni përgatit fileton e pulës. Banorët duke falënderuar Marien për ushqimin e shijshëm, shijojnë një drekë të pasur me proteina. Ata pasi përfundojnë dreken përgatiten për një moment shumë të rëndësishëm siç është, ai i nominimeve. Femrat e shtëpisë mundohen të jenë tepër të kuruara, duke u veshur me fustan. Kristi nuk nguron së bëri komplimeta karshi femrave, ai komplimeton fillimisht, Marien. Ai i thotë që është bërë e bukur dhe i ka rënë një nur, Maria e falënderon dhe i thotë, ndoshta e ka nga fustani që i shkon e tilla ngjyrë. Por, sa ikën Maria në dhomë vjen Xhensila, Kristi i bën të njëjtin kompilimet edhe Xhensilës si Maries, duke i thënë është bër e bukur dhe i ka rënë nur, ndoshta e ke nga fustani i thotë ai. Fisniku që ka parë sjelljen e Kristit me të dyja gocat qesh me të.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment