Loja e buxhetit, banorët fitojnë 100 % të buxhetit


Banorët ftohen të shohin në monitor një pjesë të shkurtër filmi, pasi duke u bazuar aty do të zhvillojnë lojën e buxhetit për javën që vjen. Ata ftohen të dalin në fushën e lojërave. Aty ndodhen 12 litarë, të cilën nëse priten do të rrëzojnë poshtë ushqime ose diçka tjetër. nëse në një rrëzim do të ketë përmbajtje ushqimore, kjo do të llogaritet si 20% buxhet. Banorët do të presin vetëm 8 nga 12 litarët. Poshtë tyre do të qëndrojë Fabiani. Banorët edhe argëtohen me këtë lojë dhe në fund rezulton që nga litarët që presin, të rrëzojnë në të gjitha rastet përzierje ushqimore. Për këtë arsye ata fitojnë buxhet të plotë për javën që vjen. Banorët gëzohen për këtë dhe Ledioni u thotë “që të festoni siç duhet pritini të gjithë litarët”. Kështu sapo të gjithë litarët priten, Fabiani mbulohet i tëri me miell e përzierje të tjera ushqimore dhe jo vetëm, duke shkaktuar të qeshura të shumta me pamjen e tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment