Banorët diskutojnë paraprakisht për buxhetin javor

Lideri këtë javë është Kristi. Diskutimet mbi buxhetin janë të rëndësishme për banorët dhe për javën në vazhdim. Kristi dëgjon sugjerimet dhe kërkesat e banorëve. Tanimë secili nga banorët ka kërkesat e veta. Eleonora me Marian bëjnë një listë paraprake për perimet. Fabiani ka si kërkesë fileton e pulës. Cigaret janë shumë të rëndësishme për banorët. Ato janë një pikë e nxehtë e cila diskutohet çdo javë. Duke u nisur nga java e kaluar kur banorët u ndanë në dy grupe, këtë javë ata akoma nuk e kanë vendosur si do të vazhdojnë. Alba thotë se ata janë vetëm 13 banorë dhe e kanë shumë të vështirë të bëjnë marrëveshje gjatë hartimit të listës së blerjes për javën. Secili është egoist dhe nuk e ka shpirtin e grupit, si rezultat ka gjithmonë konflikte. Muzika mbizotëron në shtëpi dhe banorët kërcejnë në oborr nën diellin e ngrohtë të kësaj të diele.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment