Alba sqarim me Marsuelën


Alba është së bashku me Marsuelën dhe po sqarojnë shumë pikëpyetje që Alba kishte në lidhje me Marsuelën, për një fjalë që Alba ka dëgjuar, sikur Marsuela ka hyrë në BB për të ndarë çiftin Alba-Diedon. Alba ka mbajtur qëndrim ndaj Marsulës për gjatë gjithë kohës që ajo ka qenë në shtëpi, Alba jo pak herë ka qenë xheloze. Alba i shpreh Marsuelës që i dukej një veprim shumë i çuditshëm ai i Marsuelës, për një nënë që ka një fëmijë 15 vjeç të vij në Big Brother dhe të ngacmoj Diedonin. Marsuela qetëson Albën, duke i thënë që: “nuk duhet të kesh asnjë dyshim sepse Diedonin e vlerësoj për kulturën që ka dhe asgjë me tepër, ai nuk është në gustot e mia”. Marsuela siguron Albën duke i thënë që nuk ardhur në Big Brother as për Diedonin dhe për asnjë mashkull këtu brenda. Marsuela shprehet se: “ka shume vite që jeton vetëm dhe nuk ka ardhur pikërisht në BB, për të gjetur mashkull, nuk erdha për këtë arsye, por vetëm për t’u kënaqur”. Të dyja gocat shprehen te kënaqura që arritën të kenë një sqarim midis tyre.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment