“Zëri i BB” risia e radhës;- Marina dhe Eleonora hyjnë në shtëpi


Në shtëpinë e Big Brother tashmë kanë mbërritur gjithsej tre çifte. Çifti i parë ndodhen në dhomën e vendimeve duke vëzhguar banorët e tjerë që ndodhen në dhomen e ndenjies. Ata do të marrin një vendim të rëndësishëm për ta, që do të bëhet me dije më vonë nga Vëllai i Madh. Dy çiftet e tjera Tea-Genci dhe Sokoli-Xhensila ndodhen në dhomën e ndenjies. Pasi përshëndeten me njëri-tjetrin ata ulen të bisedojnë ndërkohë që në sfond dëgjohet përsëri zëri i Big Brother. Duket se kjo është një tjetër risi e këtij Edicioni. Këtë vit banorët mirëpriten në shtëpinë e BB nga zëri i Vëllait të Madh. Ai i pyet banorët se si po ju duket shtëpia dhe për përshtypjet e para që kanë krijuar banorët që tashme e kanë nisur aventurën e tyre. Ndërkohë në studio ka mbërritur në studio edhe Marina. Ajo vendoset përballë dy banoreve vajza. Midis Eleonorës dhe Albës, ajo vendos që të hyjë në shtëpi me Eleonorën. Pas klipeve përkatëse, dy vajzat nisen drejt shtëpisë si banoret e radhës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment