Sokoli dhe Xhensila janë banorët e radhës


Sokolin nuk e zgjodhi si partner Tea, por ai është banor i shtëpisë së Big Brother 8. Ai ftohet në studio dhe Ledioni i shpjegon procedurën që është ndjekur me banorët e tjerë duke i prezantuar dy banorët e radhës mes të cilëve ai duhet të zgjedhë si partnerë në lojë. Sokoli vendoset mes dy vajzave , Marinës dhe Xhensilës. Pasi shfaqen kripet e dy vajzave, ai vendos që të zgjedhë Xhensilën. Më pas shfaqet klipi prezantues in plotë i Xhensilës e cila ndër të tjera shprehet se hyn në Big Brother për famë dhe pushtet. Pas kësaj Xhensila takohet në studio me partnerin e saj dhe më pas të dy nisen drejt shtëpisë së Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment