Prezantimi i shtëpisë, Tea dhe Genci janë banorët e radhës


Banorët e parë të edicionit të tetë të Big Brother Albania janë nisur tashmë në drejtim të shtëpisë më të famshme në shtëpi. Por si është këtë herë shtëpia. Në monitor shfaqen edhe pamjet e para të shtëpisë së re të Big Brother. Shtëpia është tërësisht e re, me një arredim neoklasik dhe mjaft e bukur. Ledjoni prezanton me radhë ambientet e shtëpisë që nga oborri, kuzhina, dhoma e ndenjies, dhoma e gjumit dhe ajo e rrëfimit. Më pas ai fton banoren e radhës. Ajo është Tea 22 vjeç nga Korca. Pasi shfaqet klipi i saj Tea ftohet në studion e Big Brodhe4t dhe aty informohet edhe për vazhdimësinë e mëtejshme lojës. Ashtu si Zaida edhe ajo do të duhet të hyj në shtëpi me një banor tjetër që duhet ta zgjedhë midis Sokolit dhe Gecit. Për të dy djemtë shfaqet nga një klip i shkurtër prezantues dhe më pas Tea zgjedh si partnerin e saj në lojë Gencin. “Zgjedh Gencin që t’i mësoj ca gjëra meqë është më i vogël se unë” thotë Tea. Më pas shfaqet një klip më i plotë për Gencin i cili është 19 vjeç nga Tropoja. Ai adhuron botën e televizionit, modelingun dhe shpreson që një ditë të bëhet aktor. “Dua të bëhem aktor dhe Big Brother-in e shoh si një mundësi për të më hapur dyert” thitë Genci. Pasi prezantohen me njëri-tjetrin Tea dhe Genci nisen drejt shtëpisë së Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment