Kika zgjedh Jonidën, BB surprizë për Kreshnikun dhe Stilianin


Kika zgjedh Jonidën, BB surprizë për Kreshnikun dhe Stilianin Kika shkon në shtëpi dhe pasi mirëpritet nga zëri i Vëllait të Madh, njihet me banorët që ndodhen aty. Jonida, Stiliani dhe Kreshniku presin vendimin që do të marrë Kika për ta. Ledioni bën me dije se sipas preferencave të publikut, Jonida rezulton më e pëlqyera. Kika për këtë arsye vendos që të zgjedh atë si partnere në lojë. Kreshniku dhe Stiliani ftohen në studio. Ledioni i pyet nëse do t’u vinte keq po të largoheshin dhe të dy shprehin keqardhje sepse është diçka që e kanë dashur shumë. Ledjoni u thotë se aventura e tyre ndërpritet dhe ata nuk mund të jenë pjesë e shtëpisë. “Ju sot duhet të ktheheni në shtëpi” u thotë Ledjoni dhe më pas shton “por makina që do të hipni do t’ju çojë në shtëpinë e Big Brother”. Vëllai i Madh ka vendosur që edhe ata të dy të jenë banorë të shtëpi. Pas kësaj surprize Kreshniku dhe Stiliani shkojnë drejt shtëpisë së Big Brother.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment