Fillon edicioni i 8 i Big Brother Albania


Edicioni i tetë i Big Brother Albania sapo ka nisur aventurën e tij të re. Ashtu si edhe vitet e kaluar për 100 ditë me radhë ky edicion do të mbajë të mbërthyer përpara ekranit të gjithë shqiptarët. Këtë herë që në nisje u duk ndryshimi i parë që është ai i prezantuesit. Siç është bërë e ditur edhe më parë, prezantues i këtij edicioni është Ledioni. Gjithashtu në studion e spektaklit është e pranishme për herë të parë një opinioniste femër. Ajo është shkrimtarja Mimoza Ahmeti, e njohur për karakterin e saj të veçantë dhe shpirtin e madh artistik. Këtë vit spektakli i madh do të zhvillohet çdo të shtunë dhe aventura do të zgjasë për 100 ditë. Lufta e këtij viti do të bëhet për pushtet dhe para. Çmimi i Madh do të jetë 100 milionë lekë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment