Dy çiftet e radhës Marina-Diedon dhe Fatjon-Fabian


Procedura që vazhdon me banorët e radhës është po e njëjtë. Kështu Alba edhe pse nuk u zgjodh nga Marina, përsëri do të jetë banore e shtëpisë së Big Brother. Ashtu si banorët e tjerë edhe ajo vendoset përpara një zgjedhjeje. Midis dy banorëve, Diedonit dhe Fatjonit. Pasi sheh klipet e tyre prezantuese, Marina zgjedh si partner të sajin në lojë Diedonin. Pas klipit të ttij prezantues, ai shkon në studio dhe bashkë me Marinën nisen drejt shtëpisë së Big Brother. Ndërkohë Ledjoni fton në studio banorin e radhës, Fatjonin i cili vendoset të zgjedhë midis Fabianit dhe Kreshnikut. Ai zgjedh Fabianin dhe më pas të dy nisen gjithashtu drejt shtëpisë. Ndërkohë në shtëpi kanë mbërritur Marina dhe Diedoni të cilët përshëndeten nga Zëri i Vëllait të Madh që i fton të shohin ambiente të ndryshme të shtëpisë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment