Dhoma e vendimeve, një detyrë për çiftin e parë


Çifti i parë ka hyrë tashmë në shtëpi. Zaida dhe Edisoni kanë hyrë në shtëpi dhe ndërkohë dëgjohet zëri i Big Brother. Vëllai i Madh fton banorët të shohin ambiente të ndryshme të shtëpisë dhe më pas i fton ata në një ambient të veçantë. Atu ndodhet një monitor dhe Vëllai i Madh u thotë dy banorëve se ata ndodhen në “Dhomën e vendimeve”. Për dy banorët e parë Big Brother ka vendosur si detyrë që të vëzhgojnë nëpërmjet monitorit që kanë në dhomë të gjithë banorët që do të hyjnë në shtëpi në vazhdim. Ata duhet të fiksojnë mirë secilin prej tyre dhe më pas Vëllai i Madh do t’i njoftojë se çfarë do të ndodhë më tej. Për asnjë moment Zaida dhe Edisoni nuk duhet të dalin nga dhoma e vendimeve. Ndërkohë që banorët e tjerë kanë dijeni për këtë gjë. Tashmë në shtëpi kanë mbërritur edhe dy banorët e radhës, Tea dhe Genci.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment