Bëhuni gati për 100 ditë përpara ekranit!


Nëse ju kanë mbetur ende punë të pambyllura, nxitoni tani, sepse nga sot, “Big Brother” rikthehet të jetë kryefjala e aktiviteteve tuaja. Me një shtëpi të re, të ndërtuar posaçërisht për të mirëpritur banorët e rinj, duke siguruar komoditetin, por edhe e konceptuar për t’i ardhur për shtat lojës së 100 ditëve, nën vëzhgimin e syrit të Vëllait të Madh, i kujdesshëm për të sjellë në ekranin tuaj edhe detajet më të imëta… Karaktere dhe psikologji të ndryshme, banorë me krakteristika lideri, strategë dhe përllogaritës, shpirtra të lirë në kërkim të romancave, të pasionuar pas famës dhe vizibilitetit që të fal televizioni… Me pak fjalë Big Brother 8 sjell një botë të vogël brenda një shtëpie , ku nuk do të mungojnë sigurisht thashethemet dhe intrigat. Do të luajnë në çift apo do e bëjnë luftën drejt Çmimit të Madh individualisht baniorët tanë? A do të mund të ndryshojë gjithçka Paraja dhe Pushteti? Lojë dinamike me aleanca të paqendrueshme dhe rivalitet i fortë për rrugën drejt Fitores. Cilat janë surprizat që ka rezervuar Vëllai i Madh në këtë edicion të tetë? Sa e lehtë do të jetë të mbërrihet deri në natën finale? Big Brother dhe ëndrra e 100 ditëve vijnë në ekranin e Top Channel këtë të shtunë, nën prezantimin e Ledion Liços. Përgatituni të prisni…të papriturën!!!
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment