Banori parë hyn në shtëpi


Ledioni përshëndetet me publikun dhe më pas prezanton edhe Opinionisten e këtij edicioni. Mimoza pasi përshëndetet edhe ajo me publikun nëpërmjet batutave shpreh kënaqësinë që do të jetë pjesë e këtij Big Brother-i. Më pas pa humbur kohë Ledioni zbulon banorin e parë të BB8. Ajo është Zaida 33 vjeç, nga Delvina. Ajo jeton në Tiranë dhe nga Big Brother synon vetëm çmimin e madh. Pasi shfaqet klipi ku Zaida flet për veten e saj, Ledioni e fton atë të hyjë në studio. Ai i bën të ditur asaj dhe publikut se këtë vit Vëllai i Madh ka vendosur që banorët do të hyjnë në shtëpi, jo vetëm, por dyshe. Ata do të përbëjnë një dyshe partneriteti që nuk do të jetë detyrimisht dy femra, dy meshkuj, apo një femër dhe një mashkull. Së pari, në monitor shfaqen fotot e dy banorëve të tjerë të cilët prezantohen shkurtimisht. Ata janë Tea dhe Edisoni. I takon Zaidës të zgjedhë se cilin prej tyre do të preferojë për të hyrë në shtëpi. Nga kjo zgjedhje do të varet edhe fati i banorëve brenda shtëpisë. Ajo zgjedh si partner të saj në lojë, Edisonin. Pasi shfaqet klipi për Edisonin edhe ai hyn në studio dhe Ledioni i drejton ata drejt shtëpisë së Big Brother. Zaida dhe Edisoni janë dy banorët e parë të këtij edicioni.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment