Zgjohen nga gjumi. Meriadiani përqafon Valerin

Mikela, e cila u zgjua që herët në mëngjes për të kryer provën e ndarjes së mbeturinave, pasi përfundoi larjen e enëve, nisi të sistemojë kuzhinën, duke pastruar dhe duke lehtësuar punën me shishet plastike, të cilat i vendosi në koshin përkatës . Pasi përgatiti kafenë e mëngjesit, ajo doli në oborr duke qëndruar e menduar. Në dhomat e gjumit, ndizen dritat dhe vendoset muzikë për zgjimin e banorëve. Valeri nis t’i thërrasë me zë të lartë banorëve që të zgjohen. Meridiani, pasi u ngrit nga krevati, nis të zgjojë Jonën dhe Visarin, duke i përkëdhelur me fjalë, po ashtu edhe me Valerin, i cili vazhdonte të përsëriste frikën e tij për daljen nga shtëpia.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment