Zgjohen nga gjumi. Enkelejdi nis ditën me buzëqeshje

Muzika në sfond dhe dritat e ndezura, bënë që banorët të zgjohen dalëngadalë, duke nisur të shtriqen në krevate. Enkelejdi u zgjua me buzëqeshje në fytyrë dhe nisi menjëherë të rregullojë krevatin e tij. Më pas ai shkoi në tualet dhe duke larë dhëmbët ai hodhi vështrimin nga dritarja, duke soditur punën kreative të gjithë javës, që lundronte mbi pishinë. Meridiani iu bashkua në tualet duke nisur të bëjnë shaka me njëri-tjetrin, lidhur me lundrën. Pasi u vesh, ai doli në oborr dhe hipi mbi lundër, duke e provokuar me balancën e trupit. Ndërkohë, Mikela ishte zgjuar dhe bisedonte me Meridianin në dhomën e gjumit për Arditin, se si ai kishte thënë Enkelejdit ditën e djeshme, të shkonte dhe të gatuante për të, gjatë kohës së provës, dhe se si Enkelejdi e kishte refuzuar, me arsyetimin se ai nuk bën asgjë në shtëpi.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment