Zënkë mes çiftit, Juliana “Ke kohë deri sonte t’i ndash gjërat” Arditi “Kohën nuk ma përcakton ti mua”

Juliana dhe Arditi dalin për të pirë cigare dhe ndërkohë nisin të debatojnë me njëri-tjetrin. Banorët dhe në veçanti Jona u ka thënë se Juliana sillet ashpër me Arditin. Kjo gjë Arditit nuk i pëlqen dhe i kërkon Julianës që të ndryshojë mënyrën e të folurit. Juliana i thotë Arditit se nuk i pëlqen që Arditi flet tepër në disa raste, qoftë edhe të parëndësishme. Ndërkohë që ata të dy debatojnë jashtë, banorët e tjerë i shohin dhe i komentojnë gjatë gjithë kohës. Jona i thotë Julianës “aman mos e rrih këtu” dhe Juliana i thotë “mos ki merak, do vi të të rrah ty”. Më pas Juliana i rikthehet debatit me Arditin, duke i thënë se e ka seriozisht që nuk i pëlqen mënyra se si ai sillet ndaj saj. Arditi i thotë “mënyra se si po flet ti, nuk është gjë e bukur”, ndërsa Juliana i thotë “harroje që të jem unë 'po shpirti si të duash'”. Juliana i thotë Arditit “mendoji mirë gjërat dhe ndaji që tani, mos ia lër kohës” dhe Arditi i përgjigjet “të shohim”. Pranë tyre vjen Nevila dhe Visari dhe Arditi ndërpret debatin dhe duke u larguar i thotë Julianës ‘do vazhdoj t'i marr seriozisht këto gjëra”. Juliana i thotë “ke kohë deri sonte të vendosësh”, ndërsa Arditi duke u larguar i mërzitur i përgjigjet “kohën nuk ma përcakton ti mua”. Ndërkohë banorët e tjerë komentojnë zënkën mes çiftit dhe rolin që luan Nevila mes tyre, që përpiqet që t’i pajtojë gjithmonë.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment