Vjen përsëri sënduku! Këtë herë me surpriza të tjera!

Nevila me Visarin marrin nga magazina sëndukun. Nevila lexon letrën e vëllait të madh. Sënduku që kanë përpara është i mbyllur me kod. Është i njëjti zinxhir, me të njëjtin kod. Kujtojnë kodin 83590. Pasi të kenë zbuluar kodin, duhet të hapin sëndukun dhe të lexojnë udhëzimet që do të gjejnë brenda. Letra me udhëzime nga Vëllai i Madh i njofton se kanë pak minuta në dispozicion. Duhet t’i nxjerrin produktet dhe ti vendosin në tavolinë. Në momentin që dëgjojnë gongun e parë, duhet të memorizojnë të gjithë artikujt që shikojnë. Pas gongut tjetër, duhet ti fusin sërish në kuti dhe ta rikthejnë sëndukun atje ku e morën. Banorët nxjerrin produktet dhe i përsërisin për ti memorizuar. Janë 40 produkte gjithsej. Bie gongu, i fusin përsëri produktet brenda dhe e çojnë sëndukun përsëri në magazinë. Banorët fillojnë të përgatisin drekën dhe të rregullojë ambientin e kuzhinës.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment