Visari: “Xhulin e pëlqeja, e largova se s’doja lidhje. Ç’dreqin desha me Lorin?!”

Juliana mërzitet që Valeri i ndërpret lutjen dhe hedh idenë t’i bëjë ndonjë lojë. Ajo i thotë Nevilës t’i fshehin ndonjë send, valixhen ose furçën e dhëmbëve. Jona në dhomën e ndenjies flet me banorët e tjerë, për Nevilën dhe Julianën. Ajo thotë se gjithmonë është çuditur për shoqërinë e tyre dhe është shumë kurioze të di, se çfarë muhabetesh bëjnë mes tyre. Visari thotë se flasin për Arditin, kurse Valeri shprehet se ato tregojnë biseda nga jashtë. Jona dhe Visari komentojnë bisedat që ka treguar Juliana në shtëpi, në lidhje me pëlqimet që ka pasur për meshkujt. Mikela pyet Visarin nëse e ka pëlqyer Julianën. Visari thotë po dhe fillon të tregojë kur kanë nisur të bisedojnë. Mikela e pyet se përse u tërhoq. Visari thotë se duke parë se ata po afroheshin shumë me njëri-tjetrin, gjeti pretekstin të largohet kur hyri Arbri në shtëpi, sepse nuk donte të lidhej. Ai pranon se e ka bërë me qëllim diskutimin dhe është hequr kot sikur është mërzitur nga sjellja e saj. “Nuk desha lidhje. Po ç’dreqin desha me atë tjetër”?, thotë Visari, duke nënkuptuar lidhjen me Lorin. Jona qesh me të madhe, duke i thënë: “Më mirë të ishe lidhur me Xhulin, se me Lorin”. Visari thotë se mirë do kishte bërë, mos ishte lidhur fare. Mikela shprehet se nuk e kupton, përse vajzat kanë premtuar se nuk do lidhen dhe nuk e kanë mbajtur premtimin e dhënë. Meridiani vjen pranë Visarin dhe të dy fillojnë të ngacmojnë Valerin. Meridiani e pyet Valerin nëse pëlqen meshkujt si ata, Valeri thotë se pëlqen Visarin. Visari përqafon Meridianin, ndërsa ai bën shaka duke i thënë se nuk është Valeri. Djemtë i kërkojnë Valerin të vijë mes tyre, ndërsa ai nuk shkon. Visari dhe Meridiani i thotë se ai është me komplekse dhe vazhdojnë ta ngacmojnë Valerin.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment