Visari– Meridianit: “Hiqe maskën, vëllai im”!

Bisedat kanë vazhduar gjatë, këtë mbasdite midis Meridianit, Mikelës, Jonës, Valeri, Visarit. Kryesisht kanë folur për sjelljet e Meridianit dhe banorët i thonë se ai ka krijuar grupin e tij. Valeri i thotë Meridianit: “tërë kohën ke bërë lojë”. Meridiani thotë që ai ka bërë debate me të gjithë, gjatë gjithë kohës dhe nuk ka pasur nevojë ta mbajë mirë me asnjë”. Valeri i thotë Meridianit se ai ka krijuar grupe sipas interesit. Ndërhyn Juliana dhe thotë se ajo, Arditi dhe Nevila kanë qenë gjithmonë grup, “grupi i legenave”, duke ironizuar mendimin që kanë pasur banorët e tjerë për ta. Meridiani e akuzon Valerin se ai tenton njëherë, dhe nëse nuk i ecën thotë se ka bërë lojë. Valeri përgjigjet që ai nuk e priste të hidhej në zjarr nga të gjithë të tjerët aty brenda, dhe thotë nëse nuk e meriton do dali të premten. Meridiani i thotë Valerit: “ti më ke etiketuar mashtrues, gënjeshtar”. Valeri e pohon këtë gjë dhe i thotë se vërtet e mendon kështu. Ndërhyn dhe Visari dhe thotë se Meridiani në disa raste ka mashtruar si për shembull dje kur ka thënë: “më mirë të kesh një lojtar të dobët në finale, sesa të fortë si Mikela”. Valeri dhe të tjerët vazhdojnë të debatojnë për nominimet e mbrëmshme dhe i drejtohet Meridianit duke i thënë: “ti e dije shumë mirë se do dilte Mikela, e dije shumë mirë që unë s’do e nominoja Nevilën”. Valeri e pranoi se ai nominoi Mikelën. Mikela e pyet drejtpërdrejt Meridianin se çfarë është ai tani pasi më parë i ka thënë Mikelës se nuk do ta nominonte asnjëherë. Meridiani mbrohet duke thënë se ai thjesht ka bërë një llogari sepse mendoi se do merrnin të gjithë nga dy vota dhe do dilnin përsëri të gjithë në nominim. Mikela, Valeri, Visari e quajnë Meridianin gjatë gjithë debatit “mashtrues”. Pastaj Visari e akuzon përsëri Meridianin për lojrat që ka bërë në shtëpi, si loja që ka bërë me Jonën. Më në fund Mikela e falënderon Meridianin që ai i konfirmoi pritshmërinë që ajo kishte ndaj tij.
Shperndaje

    Blogger Comment
    Facebook Comment

0 comments:

Post a Comment